Neurokirurgu italian zbulon gjendjen e Schumacherit
22 janar 2020
| 16:00
Michael Schumacher, tashmë 51-vjeçar, vazhdon që të luftojë me jetën, pas aksidentit me ski në dhjetor të vitit 2013, pas të cilit hyri në një gjendje kome.
Por edhe pse tashmë 7 herë kampioni i botës në Formula 1 përflitet se ka dalë nga koma dhe po kurohet në kështjellën zvicerane ku jeton, në lumin e Gjenevës, është neurokirurgu i spitalit të Bolonjës, Nikola Açari, që shqetëson fansat e tij.
“Nëse për Schumacherin vazhdojnë të mos vijnë lajme pozitive, kjo do të thotë se gjendja e tij është e rënduar. Trauma cerebrale që ai ka pësuar ka ndikuar në strukturën e tij organike, muskulore dhe kockore. Pamja e tij mund të jetë shumë ndryshe nga ajo çfarë ne e mbajmë mend kur Schumacheri garonte në pistë”, ka thënë neurokirurgu italian.