Neuropsikiatri Ferid Agani: E kam pritë që Kosova do të përballet me këtë shkallë të dhunës
04 dhjetor 2023
| 21:48
Neuropsikiatri Ferid Agani tha tha se e ka pritur që Kosova do të përballet me një shkallë të tillë të dhunës.
Ai tha kjo shkallë në rritje do të jetë “çdoherë e më intensive.
“T’ju them të drejtën, unë si profesionist i cili ka tani 40 vite që jam në këtë fushë për të ofruar shërbime të shëndetit mendor, në një mënyrë e kam pritë se Kosova në një periudhë kohore do të ballafaqohet me një shkallë të tillë të dhunës, e cila për fat të keq unë mendoj se do të jetë çdoherë e më intensive dhe më e lartë, duke marrë parasysh situatën e përgjithshme, edhe politike, edhe sociale, ekonomike”, tha ai në T7.
Ish-ministri i Shëndetësisë përmendi emigracionin, që tha se “e ka komplikuar gjithë situatën”.