Neville kritikon Rashfordin: Kam shumë pak simpati për të
Marcus Rashford ka disa vite që ka dalë totalisht jashtë formës dhe kritikat për të janë të mëdha në Angli.
Ylli anglez është kritikuar tani nga legjenda e Man Utd, Gary Neville për faktin se ai udhëtoi drejt SHBA-së gjatë pushimit ndërkombëtar për të parë një ndeshje në NBa.
“Unë mendoj se kjo vjen me territorin kur je ky lloj lojtari. Unë kam shumë pak simpati për lojtarët që janë yje, të cilët kanë paratë e mëdha, kontratat e mëdha komerciale. Ata duan atë vëmendje, kanë nevojë për të, sepse kjo është ajo që i ushqen, kjo është ajo që i bën ata lojtarë të mëdhenj që janë dhe u jep atyre adrenalinën”, tha Neville.
“Ata do të kenë më shumë vëmendje, kështu që unë nuk kam asnjë problem me këtë, me vëmendjen që ai merr. Nuk e kam fare problem që ai të largohet gjatë pushimeve ndërkombëtare, nuk kam asnjë problem me të, të them të drejtën, në çdo veshje që vesh, vesh çfarë të dojë”.
“E vetmja gjë që do të thoja është, dhe po e them këtë me shumë qetësi, sepse nuk dua që ‘Neville godet Rashfordin’ të jem i sinqertë me ju, sepse nuk po e godas me çekan”.
“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për klubin dhe ka qenë një periudhë shumë e vështirë për Marcus Rashford dhe gjithmonë kam menduar… ka pasur një lojtar me të cilin luaja, thoshte se kur kohët ishin të vështira, çdo gjë shkon keq”, deklaroi Neville.
Rashford këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje, ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.