Neville: Ronaldo pensionohet pasi ta thyen rekordin e Peles

04 maj 2020 | 23:04

Ish-shoku i skuadrës së Cristiano Ronaldos në Manchester United, Gary Neville ka thënë se portugezi që tash është pjesë e Juventusit nuk do të pensionohet nga futbolli derisa ta thyen rekordin e Peles.

“Ronaldo është i fiksuar me shënimin e golave, stërvitet çdo ditë për të qenë sa më shumë në formë. Nuk kam asnjë dyshim, do të dojë të luajë deri sa të kalojë rekordin e Pele”.

Ronaldo ka shënuar deri tash 725 gola, kurse Pele ka shënuar 1281 gola. (V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi…