Nevojë e madhe për miell në Deçan, qytetarët nuk lënë hapësirë që të shkarkohet mielli (Video)
23 mars 2020
| 16:23
Një kamion i ngarkuar me miell ka ardhur para një ore në parkingun e ETC-së në Deçan dhe nuk po mund të zbrazët për shkak se një numër i madh i qytetarëve në këtë komunë janë ofruar afër tij, për të zënë vend për t’u furnizuar me miell.
Në fakt këta miell do të duhej që fillimisht të zbrazej në marketin e ETC-së, por deçanasit më të marrë vesh se do të vijë miell në ETC kanë dalë dy orë përpara dhe kanë pritur para ETC-së, shkruan “Epoka e re”.
Nevoja për t’u furnizuar më miell ka ardhur pas shfaqjes së koronavirusit në Kosovë dhe izolimit të qytetarëve nëpër shtëpi.
/Epoka e re/