Nevojitet koordinim më i madh për avancimin dhe fuqizimin e rinisë në Kosovë
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka zhvilluar takim me zyrtarët rinor të komunave të Kosovës.
Gashi ka thënë se ndër temat e takimit kanë qenë qasja e re e MKRS-së për t’i koordinuar aktivitetet rinore në vitin 2019, avancimin i infrastrukturës rinore dhe ndryshimi i kornizës ligjore për të rinjtë, konkretisht ligjin dhe strategjinë për rini.
Ministri Gashi i ka falënderuar zyrtarët rinor nëpër komuna për përkrahjen që kanë për të rinjtë.
Ministri ka pohuar se MKRS-ja do të jetë mbështetësja e tyre e vazhdueshme në interes të avancimit dhe fuqizimit të të rinjve anekënd Kosovës.
Ai ka porositur të pranishmit për të rritur edhe më tej koordinimin dhe komunikimin për një sektor më të fuqishëm dhe më vendimmarrës të rinisë në Republikën e Kosovës.
/Epoka e re/