Nevojitet mbështetje ndërkombëtare për zbatimin e marrëveshjeve
25 korrik 2024
| 08:56
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërkuar mbështetje të nivelit të lartë ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Gjatë vizitës së tij në Romë, Gjuriq ka thënë se nevojitet mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare në nivelin më të lartë kur është fjala për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut të Brukselit.
Në takimet që ka zhvilluar në senatin italian, Gjuriq ka thënë se është e nevojshme mbështetja e Italisë dhe anëtarëve të tjerë të BE-së për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash në kuadër të procesit të stabilizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.