Nevzad Isufi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe asamblistit të VV-së në Gjilan

19 maj 2021 | 18:06

sh-kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje ne Gjilan, Nevzad Isufi, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij në degën e kësaj partie në Gjilan, duke filluar nga kryetari e deri tek pozita e asamblistit që ai mbanë.

Këtë për klankosova.tv, e ka konfirmuar vet Isufi duke thënë se arsyet që kanë çuar deri në dorëheqje janë personale por jo vetëm personale dhe për këtë duhet të pyetet edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Po, është e vërtetë, kam dhënë dorëheqje nga kryetari i degës së Vetëvendosjes në Gjilan. Arsyet i kanë strukturat e Lëvizjes. Ka arsye personale por nuk janë të vetme. Por, mund ta konfirmoj që kam dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat, prej kryetarit, anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm e deri tek asamblisti”, është shprehur Isufi, njofton klankosova.tv.

Ai, gjithashtu ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje do të vazhdojë të kontribuojë vetëm si anëtar i thjeshtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ermira Mehmeti dhe Besa Arifi, janë dy emrat të cilat…