New Basket – Vushtrria, sfida më interesante në Ligën e Parë

20 nëntor 2023 | 13:03

Të hënën dhe të martën do të zhvillohet xhiroja e dhjetë në Ligën e Parë të Meshkujve.

Takimi më interesant dhe kryesor i kësaj xhiro do të zhvillohet mes New Basket dhe Vushtrrisë. Të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore e dy humbje, duke u renditur në vendet dy dhe tre.

Të martën do të ndeshen dy skuadrat prishtinase Kerasan dhe Bora. Kerasan ka dy fitore e gjashtë humbje, ndërsa Bora ka tetë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë njëkohësisht skuadra e vetme pa humbje.

Takimi i fundit i kësaj xhiro është mes Gjakovës së Re dhe Borea-s. Skuadra nga Gjakova ka një fitore e shtatë humbje, kurse ajo pejane pesë fitore e tri humbje.

Java 10-Liga e Parë e Meshkujve

E hënë
17:00 New Basket – Vushtrria

E martë
20:30 Kerasan – Bora
21:00 Gjakova e Re – Borea

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm pesë minuta ka zgjatur seanca plenare e kësaj të…