New Orleans befason Phoenixin, ‘fluturon’ Miami
Surpriza në ndeshjet çerekfinale të “play-off”-it në NBA. Ekipi i Phoenix, që regjistroi rekordin më të mirë gjatë sezonit të rregullt, u mund me rezultat 125-114 në fushën e tij nga New Orleans.
Ingram me 37 pikë e McCollum me 23 befasuan vendasit, për të cilët Booker realizoi 31 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Barazim 1-1 me ndeshje mes Memphis e Minnesota, me vendasit që fituan me rezultat 124-96, në një sfidë të komanduar totalisht. Vendimtar për Memphisin lojtarët e stolit, që realizuan plot 70 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
Në Lindje, ekipi i Miami udhëheq 2-0 serinë, pas fitores me rezultat 115-105 arritur ndaj Atlanta. Bogdanoviq me 29 pikë e Young me 25 u përpoq të mbajnë në lojë miqtë, por pa sukses. Për Miami shkëlqeu Jimmy Butler, autor i 45 pikëve, lider në fushë.
Konferenca e Lindjes – Çerekfinale “play-off”
Miami – Atlanta 115-105 (2-0)
Philadelphia – Toronto (2-0)
Milwaukee – Chicago (1-0)
Boston – Brooklyn (1-0)
Konferenca e Perëndimit – Çerekfinale “play-off”
Phoenix – New Orleans 114-125 (1-1)
Dallas – Utah Jazz (1-1)
Golden State – Denver (2-0)
Memphis – Minnesota 124-96 (1-1)