New pronto mafia made in LV/ Qeveria Kurti & stërkapja e shtetit
Shkruan: Hisen Berisha
Deri me sot, sipas raportimeve të vazhdueshme përzgjedhja e deritanishme e anëtarëve të Këshillit Prokurorial apo Prokurorëve në nivele të ndryshme, është bërë sipas procedurave ligjore dhe standardeve pozitive në harmoni me legjislacionin e harmonizuar me atë të BE. Ndryshe ligji s’ka mundur të bëhet aplikativ.
Shkeljet që po theksohen në nivele të ndryshme prokuroriale, nuk janë pasoj e ligjeve por e shkelësve të ligjit.
Ligji aktual-pozitiv, duket se nuk iu ka mundësuar ndërhyrjen në zgjedhjen e kryeprokurorit, të cilin e përgëzoj për detyrën dhe pres nga presidentja që ta dekretoj.
Nisur nga kjo, më shumë po më duket si tendencë në vazhdën e ndërhyrjeve që keni bërë në çdo segment të shtetit, duke e çkapur sistemin e drejtësisë në ketë rast, apo shtetit nga kapësit e mëhershëm, për ta kapur ju debatikasit e “përsosur” në çdo aspekt. Jeni po thuaj tre vite në qeverisje, me një shkëputje, atëherë pse nuk ka asnjë arrestim të kapësve? I keni identifikuar edhe me emra, ka nga ta në ketë salle e jashtë saj. Pse nuk po i arrestoni?
Apo edhe ketë duhet listuar në kauzat e rrejshme që ngritët për t’i manipuluar qytetarët për votë. Dikush provoj këtu të zhurmoj për aferën “Pronto”. Ua kam lexuar në ketë foltore të Kuvendit, diapozitivin vendimit të plotfuqishëm të gjykatës për aferën në fjalë se “ka qenë komunikim normal në kuadër të menaxhimit” pra vendim i pafajësisë.
Tendenca për t’i “disiplinuar anëtarët e këshillit” siç u tha këtu, është në harmoni me doktrinat tuaja konceptuale të politikbërjes neokomuniste, disiplinim ky nga ana e Ministrisë gjegjësisht Qeverisë, përmes aprovimit në Kuvend, po duket si ndërhyrje arbitrare politike , me qellim kontrolli në sistemin e drejtësisë. Kosova si shtet në konsolidim i ka tanimë mekanizmat e kontrollit të demokracisë si Ombudspersoni, Zyra Kombëtare e Auditimit apo KMDLNj, e mund të krijohen mekanizma tjerë.
Ligjet pozitive, kanë promovuar një frymë demokratike, mbi parimin e ligjshmërisë, ndaj e vetmja gjë çka nuk duhet lejuar, është ndërhyrja e politikës në sistemin e drejtësisë.
Këto veprime tuajat (amandamentime) më shumë po duken si komplekse të ish-opozitës së djeshme gjegjësisht pozitës së sotme, e cila çdo person apo individ që kandidonte edhe pse jo çdoherë pa integritet, e sulmohej e demonizohej.
Prandaj ju sugjerojë ta shmangni qasjen e largimit të profesionistëve e të sjellin “praktikant” që do rrënonin edhe më tej sistemin e drejtësisë përkatësisht prokurorial edhe ashtu të paragjykuar.