‘New Rules’ e Dua Lipës vazhdon të thyejë rekorde
20 nëntor 2018
| 11:02
Hiti i Dua Lipës ‘New Rules’ vazhdon të thyejë rekorde edhe një vit pas publikimit. Kënga ka arritur 1.5 miliard klikime në ‘YouTube’, duke tejkaluar çdo parashikim.
Dhe ‘New Rules’ ka arritur suksesin e radhës, duke tejkaluar një miliard dëgjime në kanalin e madh të Spotify. Dua Lipa është artistja e dytë femër që bën këtë arritje.