New York City shkruan historinë, shpallet kampion në MLS
New York City ka shkruar historinë në futbollin amerikan, për herë të parë ka fituar kampionatin amerikan.
Skuadra nga New Yourku është shpallur kampione e MLS-së, e cila ka debutuar në elitën më të lartë të futbollit në amerikë në vitin 2015.
Për t’u shpallur kampione e MLS, skuadrës së New York City, iu është dashur të mposhtin Portland Timbers, dhe kjo është arritur vetëm falë gjuajtjeve të penalltisë, ku “ruleta ruse” i buzëqeshi skuadrës nga New Yorku.
Koha e rregullt e sfidës përfundoi 1-1: skuadra e teknikut Ronny Deila kaloi e para në avantazh falë golit të shënuar nga Castellanos, por kundërshtarët barazuan në minutat e fundit të kohës shtesë.
York City arriti të triumfojë pas gjuajtjes së penalltive, falë pritjeve të portierit Johnson. Skuadra feston titullin e parë në histori, po ashtu edhe tekniku norvegjez Ronny Deila, që pas sukseseve në Norvegji me Stromsgodset dhe Skoci me Celtic, fiton titullin e parë në Amerikë.