New York fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Indianas
New York Knicks ka arritur fitore përballë ekipit të Indiana Pacers me nëntë pikë avantazh, 130:121.
Çereku i parë ishte i baraspeshuar, duke u mbyllur baras 36:36. Në çerekun e dytë, Indiana ishte shumë më e mirë se New York, duke e mbyllur këtë pjesë 27:37 dhe shkoi në pushim me dhjetë pikë epërsi.
Pjesa e dytë e gjitha i takoi Knicks, me kundërshtarin që nuk kishte forcë të ndryshonte diçka.
New Yorku e nisi shumë mirë pjesë e dytë, duke arritur që në çerekun e tretë të shënoj 36 pikë, e pësuan 18 pikë.
Edhe në periudhën përfundimtare, Knicks e mbyllën në favorit të tyre me një pikë, 31:30 dhe kështu në fund triumfuan.
Tre basketbollistë ishin më të dalluarit për New Yorkun. Jalen Brunson shënoi 29 pikë, derisa me nga 28 sosh kontribuan Donte Divincenzo e Anunoby.
Në krahun tjetër, për Pacers nuk mjaftuan 34 pikët e Tyrese Haliburton.
Kjo është fitorja e dytë e New Yorkut përballë Indianas dhe udhëheqin 2:0 në seri, në kuadër të gjysmëfinales së Konferencës së Lindjes.