New York Times shkruan për Prince Coffe House
Ndonëse është hapur thuajse para një dekade ”Prince Coffe House” ka arritur të shtrihet në të gjithë Kosovën.
Por përveç kësaj, ”Prince Coffe House” është në rrugë të mirë të shndërrohet në brend global, njofton Klan Kosova.
Hapja e ”Prince Coffe House” në New York bëri bujë të madhe.
Gazeta prestigjioze, New York Times e ka quajtur ”Starbucks i Kosovës” në artikullin e saj.
Ndërsa New York Daily News i kushtoi një artikull të gjatë ku mes tjerash thuhet:
”Kafeja dhe ëmbëlsirat janë të gjitha të shijshme, ambienti është po aq i bukur sa edhe ushqimet. Paristët janë të pasionuar dhe të ditur, personeli mikpritës janë mjaft të mirë gjithashtu”.
Përveç se janë duke u hapur kafene të shumta nëpër botë, kafja ”Prince Caffe”, shitet në më shumë se 24 vende të botës: Në Europë, SHBA, Arabi e deri në Afrikën e largët.
Ndërsa me hapjen e kafeneve Prince, prezenca do të jetë me të vërtetë globale.
Por, ku është suksesi i brendit ”Prince Caffe?” – Shumë thjeshtë, në kualitetin e produktit!
Rruga e kësaj kompanie nuk ishte aq e lehtë. Viti i fundit ishte vit i vështirë për sektorin e gastronomisë në gjithë botën. I njëjti fat ishte edhe për Prince Coffe House.
Por përkundër vështirësive asnjë punëtor nuk e humbi vendin e punës në Kosovë.
Megjithatë edhe në Bronx të New York-ut, ”Prince Coffe House”, ishte nga kafenetë e pakta të lagjes që funksionoi dhe u vlerësua shumë nga komuniteti dhe mediat lokale.
Ku në gazetën universitare, The Fordham Ram shkruhet:
”Për shkak të pandemisë bizneset e Bronxit kanë qenë duke luftuar për mbijetesë. Sipas departamentit të punës të shtetit të New Yorkut, nivelet e papunësisë në New York City arritën në 11% këtë dhjetor. Me normën e papunësisë individuale të Bronxit, edhe më të lartë në 15.1%. Për referencë kjo do të thotë se rreth 1 në 7 njerëz janë të papunë. Si student në Bronx është thelbësore që t’u japim bizneseve mbështetjen tonë, për të mbajtur të punësuar anëtarët e komunitetit tonë, dhe për të mbajtur në këmbë, gurin e çmueshëm siç është Prince”.
VIDEO : https://www.youtube.com/watch?v=EBuWOqtfxGo