“NewBorn”-i me pamje të re (Foto)
17 shkurt 2020
| 14:47
Me rastin e 12-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është prezantuar pamja e re e obeliskut “Newborn”, që këtë vit iu kushtua të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.
Në prezantim ishin të pranishme shumë deputete nga Kuvendi i Kosovës dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, ka vlerësuar lartë mesazhin që përçon këtë vit obelisku “Newborn”.
“Falënderoj Fisnik Ismailin që këtë vit ia ka kushtuar viktimave të dhunës seksuale, pasi nëpërmjet këtij obelisku do të pasqyrohet dhuna që kanë përjetuar viktimat”, ka thënë ajo.
Ndërsa kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gratë e dhunuara do të jenë nderi ynë i përjetshëm.