“NEWBORN”-i me pamje të re për 14-vjetorin e shtetësisë
16 shkurt 2022
| 23:04
“NEWBORN” ka marrë pamje tjetër për 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ideatori i monumentit “NEWBORN”, Fisnik Ismaili, ka bërë me dije se këtë herë mesazhi që përcillet përmes pamjes së re të “NEWBORN”-it, do të pasqyrojë suksesin e grave të Kosovës dhe të gjitha grave që s’janë më, si shkak i dhunës në familje, shkruan “Epoka e re”.
“Sivjet Monumenti NEWBORN i dedikohet grues. I kushtohet çikave tona në sport, në muzikë, në film, e në çdo fushë që po na e zbardhin fytyrën, por mbi të gjitha, i kushtohet grave që hala sot abuzohen e vriten në shtëpi të tyne, para familjeve të tyne”, ka thënë Ismaili.