Newborni me mesazh kundër Asociacionit: “No New Broken Republic”

17 shkurt 2023 | 08:36

Kreatori i “Newborn”-it, Fisnik Ismaili, ka prezantuar dizajnin e ri të këtij monumenti, duke ua ndërruar vendet shkronjave në NONEWBR, duke krijuar kështu mesazhin “NO NEW BROKEN REPUBLIC”, që jep mesazhin kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“No New Broken Republic”, është një lloj paralajmërimi se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të jetë një bosnjëzim i Kosovës. Atje, presidenca është tripalëshe, me një përfaqësues nga boshnjakët, kroatët dhe serbët, që e përbëjnë atë. Këta të fundit, të njohur me emrin Republika Sërpska, shpesh kanë penguar marrjen e vendimeve në të mirë të Bosnjës dhe integrim, madje disa herë duke kërcënuar me ndarje dhe pavarësi, njofton Klankosova.tv.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën. Ndarja e tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

Newborn-i, i cili u inauguruar më 17 shkurt të vitit 2008, është bërë një simbol i lindjes së re të Kosovës. Në vitet e fundit, ky monument ndërron dizajnin për çdo përvjetor, me qëllim për të përçuar mesazhe të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen festive të qeverisë të mbajtur…