Newcastel kërkon rikthimin e Balotellit në Premier Ligë

19 janar 2022 | 12:31

Sheikët e Newcastel United duan të krijojnë një skuadër të madhe duke transferuar lojtarë të kalibrit të lartë në organikën e tyre.

Sipas asaj që raporton britanikja “Daily Star”, klubi bardhezi kërkon të rikthejë në ishull sulmuesin italian i cili është duke bërë mjaft mirë në Turqi me fanellën e Adana Demirsporit.

“Super Mario” do të ishte një nga objektivat e shumtë të pronësisë së re saudite, e cila dëshiron ta rikthejë klubin në majat e futbollit britanik. Paraqitja e fundit në Premier Ligë për ish-sulmuesin e Interit dhe Milanit ka qenë me fanellën e Liverpoolit shtatë vite më parë në ndeshjen ndaj Hull Cityt më 28 prill 2015.

Rikthimi në një kampionat elitar siç është Premier Liga do të ishte i rëndësishëm për Balotellin, i cili në mendjen e tij shpreson ende që të bindë Roberto Mançinin që ta rikthejë në kombëtaren italiane për Botërorin e këtij viti në Katar.

31-vjeçari me fanellën e Adana Demirspor është aktivizuar në total në këtë sezon në Superligën e Turqisë në 18 ndeshje ku ka realizuar 7 gola dhe duke dhuruar dhe 2 asistime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i shoqëruar…