Newcasteli synon Allegrin dhe Icardin
Shtohen zërat për blerjen e Newcastle United nga një grup miliarderësh arabë me në krye Mohamed Bin Salman.
Presidenti aktual i qymyrxhinjve Mike Ashley prej kohësh e ka nxjerrë në shitje klubin dhe po negocion me kompaninë arabe. Nëse shitja e Newcastle te arabët realizohet me sukses atëherë priten ndryshime të mëdha te skuadra nga “St James Park” pasi sheiku Bin Salman do të kërkojë ta shndërrojë Newcastle-in në një skuadër që lufton për të marrë pjesë në UEFA Champions League në një të ardhme afatshkurtër.
Fillimisht do të bëhet ndryshimi në stol me Massimiliano Allegrin që pritet të marrë vendin e Steve Bruce, ndërkohë që më pas drejtuesit e rinj do të futen fuqishëm në merkato teksa do të tentojnë të afrojnë në skuadrën e tyre lojtarë me peshë. Një prej objektivave më të rëndësishëm të Newcastle pritet të jetë Mauro Icardi, sulmuesi që aktualisht luan te PSG si i huazuar nga Interi por që nuk bën pjesë as në planet e skuadrës franceze dhe as në planet e skuadrës italiane.