Newcasteli synon dy yjet e Barcelonës

23 prill 2020 | 11:51

Me kalimin e pronësisë nga Mike Ashley te princi i Arabisë Saudite Bin-Salman, Newcastle United do të kthehet në një klub model në Angli.

Milionat që do të vinë nga Arabia Saudite do ta shndërrojnë skuadrën bardhezi në një ekip pretendent për 4 vendet e para në Premier League.

Sipas raportimit të “Daily Mirror”, princi do të sigurojë fonde të mjaftueshme për të sjellë në Angli disa nga yjet e futbollit botëror. Sipas gazetës, preferencat e tij janë dy dhe bëhet fjalë për Philippe Coutinho dhe Antoine Griezmann.

Sulmuesi i Bayernit është ende në pronësi të Barcelonës dhe bavarezët nuk do ta blejnë kartonin e brazilianit. Këtu mund të hyjë në lojë princi, i cili nuk do të kursehet dhe pritet t’i ofrojë pagë faraonike fantazistit brazilian.

E njëjta gjë vlen dhe për francezin e Barcelonës. Griezmann ka pasur luhatje të shumta në sezonin e tij të parë me katalanasit dhe një aventurë e re në Premier League mund ta tundojë kampionin e Botës. Për momentin janë vetëm zëra, por e sigurtë është që Newcastle do të zhvillojë një merkato të madhe duke filluar që nga stoli ku favorit për të marrë drejtimin është italiani Massimiliano Allegri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi mund të shfrytëzohet nga disa vende si justifikim për…