Newcastle, afër marrëveshjes me Costën
21 janar 2022
| 11:22
Newcastle United është klubi i fundit që ka shprehur interesim për sulmuesin Diego Costa, i cili është i lirë të nënshkruajë.
“Mirror” raporton se klubi anglez ka nevojë për përforcime për t’i shpëtuar rënies.
Sulmuesi ka luajtur në të kaluarën te Chelsea dhe nuk do të ketë vështirësi për t’u përshtatur në Premier Ligë, kështu që ai mund t’i bashkohet skuadrës menjëherë.
Nuk janë vetëm në garë, pasi Diego Costa është shoqëruar me Arsenalin, Barcelonën, Cadiz dhe Elche.