![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/10/IMG_2088-600x360-1.jpeg)
Newcastle deklason PSG-në
04 tetor 2023
| 23:04
Newcastel ka arritur të shënojë fitore ndaj PSG-së në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve.
Anglezë triumfuan 4:1 në shtëpi ndaj kampionit në fuqi të Francës, duke e dominuar.
Fillimisht, Almiron realizoi për 1:0 në minutën e 17-të ndeshjes.
Burn shënoi për 2:0 në minutën e 39-të ndeshjes.
Me të filluar pjesa e dytë, Longstaff shënoi për 3:0 në minutën e 50-të të ndeshjes.
Hernandez ngushtoi epërsinë në minuten e 56-të, por nuk arritën të bënin më shumë.
Krejt në fund, Schar shënoi për 4:1.
Me këtë fitore, Newcastle ngjitet në vendin e parë në tabelë me katër pikë, kurse PSG mbetet i dyti me tri pikë.