Newcastle e dëshiron Zidanen

15 tetor 2021 | 15:25

Newcastle United është duke menduar seriozisht për zëvendësimin e trajnerit aktual, Steve Bruce.

Drejtuesit arabë, që blenë klubin e Premier Ligës së fundmi, po mendojnë për emrin e trajnerit të ri.

Trajneri Brendan Rodgers deri më tani ka refuzuar ofertën e kësaj skuadre, ndërkohë që tani po mendojnë për të bindur Zinedine Zidane për stolin. Francezi është i lirë pas largimit nga Real Madrid, por nuk e tërheq shumë ideja që të drejtojë Newcastle. Dëshira e tij është të marrë kombëtaren e Francës ose Juventusin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku po planifikon të vizitojë emigrantët në ishullin Lesbos…