Newcastle e mposhti Arsenalin
04 nëntor 2023
| 20:49
Newcastle e ka mposhtur Arsenalin me rezultat minimal, 1-0.
Golin e vetëm e shënoi Gordon në minutën e 64-të, për të cilin u deshtë intervenimi i VAR-it, pasi pati dyshime se topi ka kaluar vijën anësore.
Mirëpo, goli u pranua, që rezultoi të ishte i vetmi në këtë ndeshje.
Me këtë fitore, Newcastle gjendet në pozitën e gjashtë me 20 pikë, ndërsa Arsenali në të tretin me 24 pikë, tri më pak se City që është në vendin e parë.