Newcastle në garë për Immobilen
16 qershor 2020
| 13:28
Ciro Immobile ka shumë adhurues në Premier Ligë. Pas tentativave të United, sipas “Gazzetta dello Sport”, këtë herë ka qenë Newcastle që ka bërë një ofertë zyrtare prej 55 milionë eurosh, duke i ofruar edhe një kontratë 5-vjeçare me 8 milionë euro në sezon.
Pas dy eksperiencave te Borussia Dortmund dhe Sevilla, tashmë sulmuesi italian mund të nisë një aventurë të re në kampionat tjetër. Gjithsesi nuk do të jetë e thjeshtë, pasi Immobile është i lumtur në “Olimpico” dhe vështirë se do të largohet.
Lazio i ka ofruar një kontratë të re me 4 milionë euro në sezon, sa gjysmë që ka ofruar skuadra e Arsenalit. Paga është një faktor i rëndësishëm për të, pasi tashmë është 30 vjeç dhe nuk ka edhe shumë vite përpara.