Newcastle ofron 40 milionë euro për Hazardin

18 janar 2022 | 14:02

Skuadra e Newcastle United është e interesuar për transferimin e Eden Hazardit nga Real Madrid.

Mediumi “El Nacional” raporton se klubi anglez i ofron 40 milionë euro për futbollistin belg. Por, Reali duket se e ka refuzuar këtë ofertë. “Los Blancos” e kishin blerë lojtarin për 115 milionë euro nga Chelsea dhe nuk duan të humbasin aq shumë para. “Mbretërit e Spanjës” do ta shisnin 31-vjeçarin vetëm për një ofertë prej më shumë se 50 milionë eurosh.

Gjithashtu, duket se edhe përfaqësuesi belg nuk është i interesuar për t’iu bashkuar ekipit Bardhezi. Më shumë, ai do ta preferonte rikthimin në Chelsea, ku e kishte arritur kulmin e karrierës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina ka arritur në Antalia të Turqisë teksa mëngjesin…