Newcastle ofron 80 milionë euro për Koulibaly

07 maj 2020 | 23:23

Newcastle është gati të kthehet mes klubeve më të mirë të Premier League sapo të kalojë në duart e Yasir Al-Rumayyan.

Për ta bërë një gjë të tillë, pronari i ri i Qymyrxhinjve ka ndërmend të bëjë investime të rëndësishme në merkato, duke e përforcuar skuadrën në çdo repart. Për sa i takon mbrojtjes, vëmendja është përqendruar menjëherë te një nga lojtarët më të mirë të Serisë A: Kalidou Koulibaly.

Sipas Sky Sport, Newcastle duket se është gati të ofrojë 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e yllit të Napolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Zërat e shqiptarëve të paknaqur që nuk mund…