Newcastle zyrtarizon Tonalin

03 korrik 2023 | 13:16

Klubi i Premier Ligës, Newcastle United e ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Sandro Tonali. Reprezentuesi italian ka nënshkruar kontratë me klubin anglez deri në vitin 2028.

“Kemi kënaqësinë të njoftojnë nënshkrimin e Sandro Tonalit nga AC Milan. 23-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë në ‘St. James Park’ fillimisht deri në vitin 2028”, thuhet në njoftimin e Newcastle. Është raportuar se Newcastle ka paguar rreth 70 milionë euro për transferimin e Tonalit, i cili ishte pjesë e Milanit nga viti 2020 kur u transferua nga Brescia. Ai te Milani është konsideruar si një nga futbollistët më të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë…