Nexhat Daci takohet me avokatin e popullit Hilmi Jasharin
23 korrik 2018
| 15:20
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), akademik Nexhat Daci, ka pritur të hënën në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jasharin dhe zëvendësen Majlindë Sinani-Lulaj.
Gjatë takimit u arrit te një konstatim i përbashkët se ka gatishmëri nga ASHAK-u dhe Zyra e Avokatit të Popullit të punojnë së bashku për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave fundamentale duke u bazuar në konventat relevante ndërkombëtare.
Udhëheqësit e të dy institucioneve janë zotuar të punojnë për rritjen e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet tyre dhe promovimin e të drejtave fundamentale të njeriut si parakusht për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimin demokratik të vendit.
/Epoka e re/