Nexhat e Fadil Demaku dërgohen për vuajtje dënimi, arrestime të reja nga ‘’Grupi i Drenicës’’
13 prill 2019
| 22:50
Ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku si dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Demaku, janë dërguar të premtën përfundimisht në burg për vuajtje dënimi.
Ata do të vuajnë dënim në burgun e Dubravës sipas vendimit të dhënë nga sistemi i Drejtësisë në Kosovë.
Veç vëllëzërve Demaku këtë të shtunë, si kërkesë e panelit gjyqësor të Eulex-it, ka pasur edhe arrestime të reja.
Të arrestuarit e sotëm janë vëllëzërit Driton, Agim dhe Selman Demaj.
Këta të fundit kërkohet që të paraqiten në burgun e Dubravës pasi janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve, njofton “Klan Kosova”.