![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/kuvendi.jpg)
Nexhat Kryeziu zgjidhet anëtar joekzekutiv i bordit të BQK-së
01 korrik 2022
| 11:26
Nexhat Kryeziu është zgjedhur anëtar joekzekutiv i bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Në votim kanë marrë pjesë 85 deputetë, ku shtatë fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.
Kryeziu ka marrë 72 vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Kandidatët e tjerë ishin Esida Bujupi, e cila nuk ka marrë asnjë votë, Lulzim Ismaili pesë vota dhe Nora Rraci një votë.