Nexhat Sahiti përfundoi garën e shenjëtarisë në Lojërat Mesdhetare
01 korrik 2022
| 16:21
Nexhat Sahiti ka përfunduar garën e shenjëtarisë sportive, disiplina 10 metra pistoletë ajrore në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Garuesi i Kosovës mblodhi 564 pikë, të cilat e renditën në vendin e 12-të prej 19 garuesve. Me pak fat, Sahiti ka mundur të hyjë në finale, ku u kualifikuan tetë garues.
Garën nga afër e ndoqën edhe nënpresidenti i KOK-ut, Gazmend Maxhuni dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv, Avni Nuha.