Nexhepi: Rama nuk largohet nga Kukësi
25 korrik 2019
| 14:51
Ish-reprezentuesi i Shqipërisë, Valdet Rama pritet të jetë pjesë e skuadrës së Kukësit edhe në edicionin ri 2019/2020. Lajmin e ka konfirmuar, Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi.
“Valdet Rama ka qenë pjesë e padiskutueshme e ekipit tonë. Për momentin është më pushime në Gjermani. Shpresojmë që ditën e hënë kur të fillojë edhe grumbullimi i ekipit, edhe Valdeti të jetë aty. Është ende nën kontratë, ka ikur përkohësisht dhe e presim të kthehet. Jemi duke biseduar. Do bëjmë maksimumin që të jetë sezonin e ardhshëm me Kukësin”, ka thënë Nexhipi.
/Epoka e re/