Nexhmi Rudari: Do të fitoj pa balotazh
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, është shprehur i bindur se qeverisja e LDK-së në këtë komunë do të vazhdojë edhe pas 15 marsit.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se këto zgjedhje do t’i fitojë në raundin e parë.
Rudari ka vlerësuar se elektorati i LDK-së në këtë komunë është stabil dhe nuk ka lëvizur.
Sipas tij, forca e votuesve të LDK-së në Podujevë do të shihet në ditën e zgjedhjeve.
Rudari ka thënë se dy kundërkandidatët e tij, Shpejtim Bulliqi nga LV-ja dhe Naim Fetahu nga PDK-ja nuk i sheh konkurrentë në këtë garë pasi, sipas tij, atyre u mungon përvoja në qeverisjen lokale.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)