Nexhmije Pagarusha sot mbush 86 vjet
07 maj 2019
| 10:24
Këngëtarja e madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha, sot mbush 86 vjet.
Ikona e muzikës shqiptare njihet si këngëtare që asnjëherë nuk i tejkaloi vlerat muzikore.
Me rastin e 86 vjetorit të saj, Ambasada e Shqipërisë do të organizojë një ngjarje festive, me pjesëmarrjen e këngëtarëve nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët do të këndojnë këngë nga repertori i saj.
Pagarusha ka përfunduar shkollën e muzikës në Beograd. Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë, ndërsa kënga më e njohur e saj është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj Rexho Mulliqi