Neymar do të operohet, mungon 10 muaj
01 nëntor 2023
| 14:44
Neymar pas dëmtimit të rëndë gjatë ndeshjes Uruguai-Brazil, nuk ka aspak lajme të mira. Analizat, të cilave iu nënshtrua ylli i “Selecao”, nxorën në pah këputjen e ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe të meniskut.
Sipas asaj që raporton “Globoesporte”, kampioni brazilian do të operohet këtë të enjte në Belo Horizonte. Zgjedhja është një kërkesë specifike e lojtarit, i cili kërkon të operohet nga mjeku i kombëtares braziliane, Rodrigo Lasmar.
Mungon vetëm miratimi nga Al-Hilal, i cili mban kontratën e lojtarit dhe planet e të cilit ishin ta dërgonin lojtarin për operacion në Paris. Sipas vlerësimeve fillestare, periudha e rikuperimit është rreth 10 muaj.