Neymar: Doja të largohesha, por nuk më lejuan
15 shtator 2019
| 16:18
Ylli brazilian i PSG-së, Neymar ishte një nga emrat më të përfolur në afatin kalimtar të verës, teksa kërkonte largimin nga skuadra franceze.
Ai ka bërë me dije se ka shprehur dëshirën për tu larguar por që nuk është lejuar.
“Nuk ia kam fshehur askujt se doja të largohesha, të gjithë e dinë këtë dhe po e pranoj sërish. Nuk dua të flas për detajet e bisedimeve, por mbi të gjitha nuk kam asgjë kundër PSG-së dhe tifozëve të këtij klubi. Nëse nuk ndihesh i lumtur në vendin tënd të punës është normale të kërkosh një sistemim tjetër. Kisha arsyet e mia për t’u larguar, por fatkeqësisht nuk ma lejuan. Gjithsesi, tani që jam ende këtu do të fokusohem 100 për qind që të ndihmoj PSG-në”, ka thënë Neymar.