Neymar: Doja të largohesha, por tashmë jam i lumtur
10 tetor 2019
| 16:14
Neymar ka folur sërish për dëshirën e tij për t’u larguar nga PSG gjatë verës. Teksa është i grumbulluar me Brazilin ai ka thënë se është i lumtur në kombëtare, por edhe në klub.
“Nuk jam i lumtur vetëm në kombëtare, por jam i lumtur edhe tek klubi gjithashtu. Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi gjatë verës, të gjithë e dinë se unë doja të largohesha, kjo gjë është shpjeguar. Tani jam i qetë dhe i lumtur në klub”, u shpreh Neymar.
Braziliani ka qenë prej kohësh i dëmtuar, teksa që prej rikthimit të tij ka shënuar 4 gola në 5 takime me PSG-në, ku në tre goli i tij ka rezultuar edhe deçizivi.