Neymar: Dua të fitoj gjithçka me PSG-në dhe Brazilin

08 janar 2020 | 17:20

Neymar është totalisht i fokusuar për të bërë mirë në fushën e lojës. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga sponsorët e tij, braziliani ka rrëfyer objektivat për këtë vitin 2020.

“Dëshiroj të fitoj gjithçka me PSG-në dhe me përfaqësuesen e Brazilit. Dua të fitoj Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Amerikës. PSG-ja i ka të gjitha mundësitë për të fituar, do ta provojmë”, ka thënë Neymar, i cili zbuloi se do kishte pasur dëshirë të luante me Zidane apo Romario, kurse theksoi se do t’i pëlqente të shkëmbente fanellën me Zlatan Ibrahimoviq.

Në intervistën e tij, sulmuesi brazilian nuk preferoi të kthehet pas në kohë pasi 2019 ka qenë një vit shumë i vështirë për të në aspektin personal, një vit i mbushur me dëmtime. Në mënyrë të çuditshme, Neymar në asnjë moment nuk shprehu më pëlqimin e tij për një rikthim të mundshëm tek Barcelona duke përsëritur dëshirën e tij për të vijuar bashkëpunimin me PSG-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Vushtrrisë ka lidhur marrëveshje me Kompaninë Regjionale të…