![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/neymar.jpg)
Neymar ëndërron rikthimin e madh te Barcelona
14 shkurt 2025
| 12:15
Neymar u rikthye në Brazil te Santosi, skuadra ku u rrit si lojtar dhe me të cilën u bë i njohur në mbarë botën përpara se të transferohej te Barcelona. Ai do të qëndrojë deri më 30 qershor te Santosi, por dëshira e tij është të rikthehet në Evropës.
“Cadena SER” shkruan se sulmuesi brazilian do të kthehet edhe njëherë te Barcelona aty ku shkëlqeu për katër sezone përpara se të transferohej te PSG-ja dhe më pas në Arabinë Saudite. Për momentin nuk dihet vullneti i klubit katalanas edhe pse mund të ketë surpriza në verë.