Neymar: Kampionati në Arabi më i lartë se ai në Francë

08 shtator 2023 | 12:43

“Topi është kudo i rrumbullakët dhe futbolli luhet kudo në botë”. Në këtë mënyrë sulmuesi brazilian Neymar, me shumë thjeshtësi, shpjegon arsyen se përse vendosi të largohet nga PSG-ja për të luajtur në Arabinë Saudite, me skuadrën e Al-Hilal.

“Duke parë emrat e mëdhenj që ndodhen në këtë kampionat, me shumë gjasa kampionati i Arabisë Saudite është më i mirë se ai francez. Stërvitjet janë shumë intensive dhe unë këtu dua të fitoj tituj”, ka thënë Neymar.

“Dua që me Al-Hilal të fitoj sa më shumë, ndaj dhe vendosa të transferohem këtu. Niveli është i lartë dhe diferenca ndihet me afrimet e reja”, ka shtuar sulmuesi brazilian nga grumbullimi i kombëtares së vendit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Shqipërisë, trajneri i Republikës…