Neymar: Lëndimet ma mohuan ‘Topin e Artë’
Braziliani Neymar ka pranuar se lëndimet e shumta ia kanë dëmtuar rëndë karrierën e tij dhe kjo ka bërë që ai të mos ketë mundësinë edhe për ta fituar “Topin e Artë”.
“Sot mendoj se kam qenë i pafat me dëmtimet. Është si 7 vjet radhazi që lëndohem. Janë lëndime që më nxjerrin jashtë të për 3 muaj, 6 muaj. Kjo është ajo që më pengoi. Nëse ndaloni dhe mendoni për këtë. Kushdo që di për futbollin e di kulmin tim, kulmi im ishte te PSG. Duke luajtur ashtu siç isha në PSG, do të fitoja absolutisht një ‘Top të Artë’”, ka thënë Neymar.
“Jam i sigurt për këtë. Por unë i kam pasur ato lëndime, më kanë dëmtuar. Natyrisht, çdo lojtar dëshiron të fitojë një dhe ta ketë një në shtëpi, por kjo nuk është diçka që më shqetëson mua. Jeta vazhdon, Zoti nuk e donte, kjo është mirë”, ka shtuar Neymar.