Neymar “mbush” tifozat me shpresë, jep lajme të mira mbi riaftësimin e tij

27 nëntor 2022 | 12:35

Ditën e sotme, ylli brazilian Neymar ka bërë një përditësim në rrjetet sociale që i jep shpresë tifozë të tij lidhur me rehabilitimin e kaviljes së tij të djathtë, duke postuar një foto që tregonte një reduktim të ndjeshëm të enjtjes së kyçit të këmbës.

Neymar u detyrua të dalë nga fusha e lojës me kyçin e këmbës të fryrë, vetëm 10 minuta përpara fundit të ndeshjes hapëse të Kupës së Botës të Brazilit kundër Serbisë.

Pas ndeshjes, fantazisti brazilian u zotua se do të kthehet së shpejti dhe do të ndihmojë vendin e tij.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka harruar të përmend…