Neymari dhe Paredesi të pamëshirshëm, ‘çmendin’ Kimishin me festën e tyre

14 prill 2021 | 13:44

PSG-ja ia doli të hakmerret ndaj Bayernit për atë finale të humbur në sezonin e kaluar, teksa ditën e djeshme i eliminoi gjermanët nga Liga e Kampionëve.

Festa te skuadra e Poçetinos ishte me të vërtetë e madhe, ku lojtarët nuk përmbaheshin për kalimin në gjysmëfinale, por edhe për faktin se eliminuan Bayernin.

Kjo shihet qartë edhe te festa e Neymarit me Paredesin në fundin e ndeshjes, të cilët të lumtur nga arritja e skuadrës, festojnë si të çmendur.  Megjithatë gjatë kohës kur Neymar dhe Paredes po festonin, aty ndodhej edhe Kimish, i cili i kapur nga kamerat, shfaqej tejet nervoz me atë që po ndodhte.

Ndoshta dy lojtarët e PSG-së e bënë me qëllim këtë festë aty, por ka qenë Neymar i cili pas ndeshjes, u shpreh se fati donte që Kimisht të ishte aty në atë moment.

“Është diçka qesharake! Unë nuk po festoja për të sfiduar Kimishin, unë dhe Paredes po e bënim këtë vetëm për kualifikimin dhe lumturinë që kishim. Ishte fati që vendosi të ishim atje në atë moment. Kimish më parë kishte thënë se ekipi i tyre ishte më i mirë dhe do të fitonin. Ishte i sigurt që do të shkonin në gjysmëfinale, por përfundimi…”, ka thënë Neymar pas ndeshjes.

https://twitter.com/i/status/1382081090874179587

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krahas personave të moshuar, të mërkurën në Kosovë ka filluar…