Neymari e PSG të pandalshëm, fitojnë 8 me 0
17 janar 2018
| 22:53
Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, ka shkëlqyer në fitoren e jashtëzakonshme të skuadrës së tij ndaj Nantesit në xhiron e 21-të të Ligue 1.
Sulmuesi brazilian ka realizuar katër gola dhe ka asistuar dy herë të tjera në fitoren 8 me 0.
Angel Di Maria nisi serinë e golave duke realizuar dy herë në minutat ‘4 dhe ’15. Pas tij shënoi Edinson Cavani në minutën e 21-të, ndërsa Neymar shënoi golin e parë personal në ndeshje në minutën e 42-të.
Neymar nisi serinë e golave në pjesën e dytë. Ai shënoi në minutat ’57 dhe ’73 para se Kylian Mbappe, pas asistimit nga Neymari, të realizonte për 7 me 0.
Në minutën e 83-të, Neymari realizoi nga pika e bardhë për 8 me 0.
Në tabelë, PSG ka 56 pikë pas 21 ndeshjesh dhe mbetet lider me 11 pikë para Lyonit.