Neymari e zbulon para kohe skuadrën

01 prill 2024 | 17:04

Neymari rikthehet në Santos në vitin 2025. Lajmi i bujshëm vjen nga Brazili, teksa shkruhet se O’Ney u ka komunikuar këtë vendim shokëve të ardhshëm të skuadrës.

Kartoni i sulmuesit zotërohet nga Al-Hilal, por me arabët, 32-vjeçari ka luajtur vetëm 3 ndeshje.

Në bazë të asaj që bëhet e ditur, Braziliani ka zbuluar se në vitin 2025, kur i skadon kontrata me Al Hilal, ai do rikthehet te Santos, klubi ku hodhi hapat e parë në karrierë dhe ra në sy me paraqitjet e tij, duke fituar Copa Libertadores në 2011.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi u nda me Gani Sejdiun, Drenica e emëroi menjëherë…