Neymari fillon stërvitjen me stil të ri të flokëve (Foto)
19 mars 2018
| 15:15
Në pritje për t’u rikthyer në fushë, pas operacionit në kaviljen e këmbës së djathtë, Nyemar ka vendosur të ndryshojë modelin e flokëve.
Sulmuesi i PSG-së, i cili po kalon një periudhë pushimi të tejzgjatur në një rezort ëndrrash në Mangaritiba është bindur nga disa prej miqve të tij më të afërt, që po e shoqërojnë në këtë periudhë, që të provojë “gërshetat” me flokët e tij.
Braziliani gjithnjë ka qenë i gatshëm për aventura të tilla dhe i ka bërë gërshetat menjëherë.
Dhe duket se kjo zgjedhje i ka pëlqyer, pasi nuk i ka rezistuar dot tundimit për ta shpërndarë më pas atë foto në rrjetet sociale, që për të janë bërë shumë aktive ditët e fundit.