Neymari flet për herë të parë pas lëndimit të tmerrshëm
19 tetor 2023
| 13:48
Neymari ka folur për herë të parë pas lëndimit të rëndë që e pësoi në ndeshje me Perunë. Ylli brazilian ka këputur ligamentet e gjurit dhe j do t’i duhet t’i nënshtrohet operimit.
Sipas mediave të huaja, ish-futbollisti i Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit mund të mungojë deri në 9 muaj.
Gjendja e tij psikologjike është mjaft e vështirë.
“Është një moment mjaft i vështirë, më i keqi i jetës sime. E di se jam i fortë, por në këtë kohë kam nevojë për mbështetje të familjes dhe të miqve të mi. Nuk është e lehtë të lëndohesh, të operohesh dhe më pas ta bësh atë përsëri pas vetëm katër muajsh. Unë kam besim, këtë do ta lë në duar të Zotit”, theksoi përfaqësuesi brazilian.