Neymari flet për Messin dhe Ronaldon

30 tetor 2018 | 17:29

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij në Barcelonë, Lionel Messi është idhulli i tij, ndërsa Cristiano Ronaldon e përshkruan si përbindëshin e futbollit.

“Unë kam luajtur me Messin, i cili është, për mua, një ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit dhe ai është idhulli im. Me Messin, unë mësoja çdo ditë, në stërvitje ose në fushë, ose vetëm duke e shikuar”, ka thënë Neymar.

“Përballjet me Messin dhe me Ronaldon dhe momentet kur luaja së bashku me Leon më kanë bërë mua më të fortë dhe e kanë ngritur kapacitetin tim në fushë sepse unë mësoja shumë gjëra të reja nga ai. Ndërsa sa i përket Ronaldos, ai është një bishë. Përballja me të është një kënaqësi dhe nder, por ne duhet të jemi më të përgatitur. Ai është njëri ndër më të mirët në futboll kështu që ti bëhet më i mençur, qëndron më i alarmuar kur përballesh me të”, ka deklaruar Neymar.

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luana Vjollca duket se u pendua rëndë për veprimin e…